Van Persie ‘kërcënon’ Interin: Lojtarët e mi janë në formë, mezi po e pres...
Një nga protagonistët kryesorë të suksesit të Feyenoordit në play-off-in e Champions League kundër Milanit ishte pa dyshim Igor Paixao.
Sulmuesi brazilian dha një paraqitje të shkëlqyer, veçanërisht në ndeshjen e parë në De Kuip, jo vetëm për golin e shënuar pas një gabimi të Maignan.
Ja çfarë mendon trajneri Robin Van Persie për të:
Si i keni përjetuar më parë mbrëmjet e Feyenoordit në Champions League?
Në shtëpi, para televizorit. Kur pamë atë gol në fushën e Milanit, të gjithë kërcyem nga gëzimi, ishte një moment i mrekullueshëm për Feyenoordin.
A mund të arrijë Paixao një nivel edhe më të lartë?
Sigurisht që është e mundur, e kemi parë kundër Ëalker. Fizikisht dhe mendërisht ka potencialin për të luajtur në një nivel më të lartë se Feyenoordi.
Ai është i gatshëm të mësojë dhe transmeton gëzim. Këto janë kushtet për të arritur majat, edhe pse shpresoj që për momentin të mos largohet.
Por që një ditë do ta bëjë, kjo mundësi ekziston.
Në Eredivisie situata është e vështirë, por në Champions League duket magji. Si e shpjegoni?
Të presësh Bayernin në shtëpi, për shembull, është magji.
Kjo është magjia e ‘De Kuip’. Diferenca? Do ta përjetoj vetë nesër. Mezi pres, do të jetë hera ime e parë në Champions League si trajner. Lojtarët e mi janë në formë të mirë dhe janë gati
