Bayerni heq dorë nga Dier, pëlqehet Huijsen, por Bournemouthi kërkon 60 milionë

Eric Dier dëshiron të qëndrojë te Bayerni, por në rrethanat aktuale ai mund të largohet së shpejti.

Mbrojtësi anglez 31-vjeçar, i cili u transferua në verë nga Tottenhami, synon të zgjasë kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit, pasi ndihet mirë si në aspektin personal ashtu edhe profesional.

Megjithatë, drejtuesit e klubit gjerman nuk janë të të njëjtit mendim dhe së fundmi edhe drejtori sportiv Max Eberl ka përmendur një largim të mundshëm të lojtarit.

Mbrojtja është e mbushur: Sipas ‘Sky Sports DE’, vendimi i Bayern-it për të lejuar largimin e Dier ka disa arsye të vlefshme. Para së gjithash, ‘Die Roten’ kanë shumë besim te Josip Stanisic, mbrojtës kroat 24-vjeçar që ka një kontratë deri në vitin 2029, përveç titullarëve të padiskutueshëm Dayot Upamecano dhe Kim Min-jae.

Gjithashtu, Hiroki Ito mund të luajë në qendër të mbrojtjes: ai erdhi nga Stuttgarti, ka lënë pas frakturën në këmbë dhe po fiton minuta te Bayerni.

Një faktor tjetër që nuk luan në favor të Dier është merkatoja e verës. Klubi gjerman po monitoron me kujdes disa përforcime në mbrojtje dhe mbi të gjitha, profili i Dean Huijsen ka tërhequr shumë vëmendjen.

Mbrojtësi i natyralizuar spanjoll, ish-lojtar i Juventusit dhe aktualisht pjesë e Bournemouth-it, konsiderohet një talent i madh për të mos u humbur.

Megjithatë, klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë eurosh shihet si tepër e lartë dhe po e ngurron drejtuesit e Bayernit.