Batuta e Tottit: Mendoni se Messi, po të kishte luajtur 25 vite te Roma do të kishte fituar gjitha ata Topa të Artë?
Francesco Totti, i ftuar special në emisionin “Viva el Futbol”, një program analizash futbollistike i drejtuar nga Lele Adani, Antonio Cassano dhe Nicola Ventola, foli për përpjekjet e Real Madridit për ta transferuar atë, një skuadër që e kërkoi me ngulm, por nuk arriti kurrë të bindte presidentin Sensi.
“Në vitin 2004 do të më kishin dhënë një mal me para. Pas Europianit në Belgjikë, për 9 vite me radhë pata gjithmonë oferta të shumta.
Nëse do të kisha zgjedhur një ekip tjetër, do të kishte qenë më e lehtë të fitoja një ‘Top të Artë’, por ajo që më ka dhënë Roma nuk do të ma kishte dhënë asnjë qytet tjetër.
Unë u bëra Totti falë këtij rrugëtimi, përndryshe do të isha një nga shumë të tjerë. Nuk ishte e lehtë të qëndroja këtu, kam parë shumë lojtarë të dobët që kalonin pranë meje.
Tommasi? Jo, jo, ai ishte i mirë.”
Lavdërime të mëdha për Paulo Dybalan:
“Ai është lojtari që më ngjan më shumë sot, e kam të vështirë të gjej të tjerë si ai në Serie A. Paulo është një talent i vërtetë, jo vetëm në Itali.
Në kohën time kishte shumë lojtarë të mëdhenj, sot si ai ka vetëm 5-6 në botë.
Një prej tyre është Yamal. Dybala tani është në formë, nuk e ka të vështirë dhe nuk ndalet.
Në Serinë A është më i forti, por në Itali ka shumë pak lojtarë si ai. Dikur te Brescia luanin Guardiola dhe Baggio, sot as emrat nuk njihen.”
Mbi raportin e tij me Romën:
“Nuk kam menduar kurrë të luaj për një ekip tjetër, nuk do të kishte pasur kuptim. Vetëm unë dhe Maldini kemi luajtur 25 vite për të njëjtin klub.
Po ju mendoni se Messi, nëse do të kishte luajtur 25 vite te Roma me Frau, Cesar Gomez dhe Pivotto, do të kishte fituar gjithë ata ‘Topa të Artë’?”
