Konflikti Rusi-Ukrainë/ Veliu: Pas takimit të fundit mes Trump dhe Zelenskyt, gjithçka është e pritshme

Analisti, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora News u shpreh se pas takimit të fundit mes Trump dhe Zelenksyt gjithçka është e pritshme.

Veliu: Pikërisht pas takimit të fundit mes Trump dhe Zelenskyt gjithçka është e pritshme.

Mirëpo jo vetëm pas takimit  por pas gjithë atyre negociatave që filluan para disa javësh në Arabi kanë qenë e pritshme se diçka e tillë mund të ndodhë.

Edhe pse Presidenti Trump është njeri që është i paprashikueshëm me veprimet e tij.

Sot morëm edhe lajmin që SHBA do ndërpresë ndihmat financiare apo ushtarake për Ukrainën.

Është një vendim i marrë nga vetë Trump.