VIDEO+FOTO/ Moti i keq përfshinë Spanjën, rrugët kthehen në lumenj

Rrugët në Ishujt Kanarie janë kthyer në lumenj pasi reshjet e dendura goditë vendin për ditë me radhë. Siç shihet edhe nga video, rrugët janë të bllokuara, ndërsa uji ka marrë përpara edhe automjete. Të paktën 80 persona mbetën të bllokuar në një supermarket në Tenerife, pasi rritja e ujërave mbylli aksesin në parkingun e makinave. 

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë dhe u kanë kërkuar vendasve dhe pushuesve që të shmangin udhëtimin ose parkimin pranë grykave pasi parashikohen më shumë shira të dendur në rajon.

“Faleminderit për shumë mirëkuptim, ndihmën dhe mbështetjen. Jam krenar që jam nga Telde.Le të vazhdojmë të tregojmë se jemi të matur. Këtë të martë do të qëndrojmë në gatishmëri. Le të shmangim udhëtimet dhe parkimin në zona afër përrenjve. Faleminderit," tha kryebashkiaku. 

Gjithashtu shpërthimi i një rezervuari me 700 mijë litra ujë për vaditje përmbyti rrugët dhe vështirësoi situatën.