Rrugët si “lumenj” makinat në det! Përmbytjet godasin Spanjën. Ishulli Gran Canaria në emergjencë

Ishulli Gran Canaria në Spanjë është në emergjencë për shkak të përmbytjeve që pasuan reshje intensive shiu. Rrugët ngjanin si lumenj për shkak të nivelit të ujit, ndërsa makina përfunduan në det

Këto pamje tregojnë situatën e krijuar nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë ishullin Gran Canaria në Spanjë.

Makina kanë përfunduar në det, ndërsa uji I shndërroi rrugët e ishullit të ngjashme me lumej malor.

Në Tenerife, 80 persona mbetën të bllokuar në një supermarket për shkak të përmbytjeve të papritura.

Të dhënat më të fundit tregojnë se shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre dhe mijëra makina janë shkatërruar.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për të gjitha ishujt Kanarie dhe më pas një paralajmërim të kuq për Gran Canarian për shkak të motit të keq që pritet të vazhdojë gjatë javës.

Shkolla janë mbyllur në Valencia për shkak të kushteve të rrezikshme

Kjo situatë ka kujtuar përmbytjet shkatërruese të vitit të kaluar, që lanë pas 223 viktima dhe dëme të mëdha në gjithë vendin.