Gjykata Supreme e SHBA-së lejon Meksikën të ngrejë padi ndaj prodhuesve amerikanë të armëve
Meksika ka kërkuar që Gjykata Supreme e SHBA-së t’i lejojë te ngrejë një padi për të dënuar prodhuesit amerikanë të armëve për rolin e tyre në aktivitetin e paligjshëm të karteleve të drogës.
Sipas saj një industri e cila po lehtëson trafikun e paligjshëm të armëve dhe të destabilizojë një vend fqinj nuk mund te kaloje pa pasoja.
Çështja ka të bëjë me një padi të ngritur në vitin 2021 ndaj kompanive të mëdha të armëve si “Smith & Wesson”, ku kërkon një dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh.
Sipas Meksikës, prodhuesit po ndihmojnë dhe inkurajojnë blerjen e armëve nga kartelet e drogës, duke i shitur ato tregtarëve të njohur për furnizimin e grupeve kriminale.
Ato kanë refuzuar të ndryshojnë dizajnin e armëve, siç është bërja e numrave serialë më të vështirë për t'u fshehur, një masë që do t'i bënte armët më të gjurmueshme dhe më te rrezikshme për t’u përdorur nga bandat.
Përkundrazi, prodhuesit e armëve po reklamojnë produktet e tyre si “të shkallës ushtarake” dhe krijojnë prodhime speciale, si pistoleta “Super El Jefe”, që janë shënjestër për t’u shitur drejtpërdrejtë grupimeve kriminale.
Meksika deklaroi se 90% e armëve të përdorura në skenat e krimit në vendin e tyre janë të prodhuara në SHBA, duke specifikuar se në vendin e tyre ka vetëm një dyqan armësh, e megjithatë kombi është “i mbytur” në armë.
Gjykata e Apelit e SHBA-së e ka mbështetur padinë e saj, duke vlerësuar se ka një lidhje të ngushtë midis veprimeve të prodhuesve të armëve dhe pasojave të krimeve që shkaktohen nga përdorimi i këtyre armëve.
Megjithatë, Gjykata Supreme e SHBA-se pritet te jete skeptike pasi më parë ka deklaruar se në mënyrë të përsëritur se kërkon një lidhje të drejtpërdrejtë midis sjelljes së një të pandehuri dhe dëmtimit të paditësit dhe se industria e armëve se nuk mund të mbajë përgjegjësi në çdo rast për përdorimin që iu bëhet produkteve të tyre pas shitjes.
Meksika kërkon që Gjykata Supreme e SHBA-së ta lejojë të padisë prodhuesit amerikanë të armëve për lehtësimin e trafikut të paligjshëm drejt karteleve të drogës, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.
Padia vjen ndërsa Presidenti Donald Trump ushtron presion mbi Meksikën për të frenuar rrjedhën e emigrantëve dhe drogave drejt SHBA


