Emigrantët në votime! Celibashi: Nesër mbyllen regjistrimet, s’ka afat shtesë. Deri më 9 mars do shqyrtohen ...
Numri i emigrantëve që do të votojnë në 11 maj ka shkuar mbi 220 mijë. Ilirian Celibashi shprehet se afati i fundit do të jetë data 4 mars, e pas kësaj nuk do të ketë shtesë. Sa i përket aplikimeve që deri më tani janë refuzuar mundësia e rishqyrtimi do të jetë deri të dielën
Data 4 mars është afati i fundit për regjistrimin e emigrantëve si zgjedhës në garën parlamentare të 11 majit, ku mesdita e së hënës shënon mbi 220 mijë kërkesa të pranuara.
Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e afatit, por në konferencën për gazetarët kryekomisioneri Ilirian Celibashi shprehet se për këtë duhet ndryshim i kodit zgjedhor
Madje kjo kërkesë e opozitës nuk është pranuar as nga partia socialiste.
Celibashi shpjegoi se nga data 4 nuk do ketë regjistrime, por për 5 ditë do vijojë shqyrtimi vetëm për aplikimet e refuzuara.
Sa i përket fondit për postën, kryekomisioneri theksoi se janë ende në bisedime nëse do të tejkalohet apo jo shifra prej 9.3 milionë eurosh që është kërkuar parimisht.
Ndërkaq, kreu i KQZ tha për dërgimin dhe kthimin e votës së diasporës se do të ftohen vetëm posta që janë ndërkombëtare dhe jo shqiptare.
VIDEO - KONFERENCA E PLOTE E CELIBASHIT SOT

