A do të bien ILD dhe KLP në duart e të burgosurit Erion Veliaj?
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar betejën e tij aspak ligjore kundër SPAK-ut dhe GJKKO me sulme banale, fyese, sharje ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Erion Veliaj po ndërton strategjinë e tij që të hiqet prokurori Ols Dado ndaj të cilit bën sulme personale, fyese, sharje, shpifje dhe gjithçka tjetër.
Në fakt, prej disa ditësh është zbuluar dhe strategjia e tij dhe studios ligjore të Arben Rakipit, avokatit Ermir Beta kundër drejtësisë, përtej lëvizjeve në mbrojtje të Erion Veliajt, strategjia me letra në ILD dhe KLP etj.
Por tashmë më e rëndësishme se sharjet apo veprimet që çojnë deri në dyshimet për lidhje okulte të drejtësisë, është fitorja që duhet të ketë drejtësia mbi korrupsionin.
A do të bien ILD dhe KLP në duart e Erion Veliajt?
A do të bien ILD dhe KLP në duart e një avokati apo instrumenteve politike të PS-së, të grupit parlamentar të saj?
Pasi janë thirrur në Apel deputetët për të mësyrë ILD-në dhe KLP-në dhe sa më shumë influencë për të goditur prokurorin për të goditur drejtësinë.
A mundet që ILD të bjerë në gjunjë?
Artur Metani deri tani nuk ka reaguar pasi ka një parim të thjeshtë.
Prokurori nuk mund të sulmohet pas fillimit të një procesi, sepse ky i fundit në dy raste nga gjykata është gjetur me të drejtë në zbatim të ligjit ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe ka çuar në masë sigurie Erion Veliajn.
Ky i fundit kërkon që të shpëtojë me sulme dhe akuza ndaj prokurorit për ta përjashtuar nga procesi, fillimisht duke i kërkuar dorëheqjen dhe tani për ta larguar fare ndoshta dhe nga detyra.
A mundet që KLP të bjerë në gjunjët e Erion Veliajt?
Një institucion ku pretendohet se shumë prej individëve janë të zgjedhur nga strukturat politike të kontrolluara nga socialistë, sa nga Fatmir Xhafaj apo dhe instrumente të tjera.
Por e rëndësishme është që institucioni të qëndrojë jo vetëm përballë Erion Veliajt, por përballë një precedenti që do të sillte rrëzimin e drejtësisë dhe gjunjëzimin e saj në duart e korrupsionit politik./ Marrr nga "CNA.al"


