TABELAT/ Primaret nuk plotësuan kandidatët! Nga 140 mandate vetëm 108 u kualifikuan për Kryesinë, duhet të shtohen edhe 72 emra

Nga primaret e PD-së vetëm 108 arritën të kalojnë pragun për fazën e parë të përzgjedhjes për deputet. Tashmë Kryesia blu do të duhet së paku të shtojë dhe 72 emra të rinj nëse do të pranojë gjithë listën që mori besimin e anëtarësisë. Ndër 12 qarqet vetëm 4 kaluan numrin e mandateve që çojnë në parlament ku Kukësi ka rezultatin më të lartë

Nga primaret e Partisë Demokratike kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes 108 emra nga 140 deputetë që ka parlamenti.

Vetëm 4 qarqe kanë propozuar emra më shumë se ka mandate. Gjirokastra përzgjodhi 5 garues që i kalojnë kryesisë nga katër ulëse.

Kukësi rezulton që të ketë në listë dyfishin e emrave, nga 3 mandate selisë blu i shkojnë 6 propozime.

Shkodra prodhon 11 deputet, por anëtarësia mes 31 personave që sfiduan primaret 13 kaluan pragun

Durrësi edhe pse me  37 emra në primare 15 kaluan fazën duke kapërcyer me 1 emër numrin e ulëseve që ka qarku në parlament, në të gjithë zonat e tjera PD do të duhet të zgjedhë emra të tjerë.

Në Tiranë vetëm 28 kandidatë kanë kaluar pragun e 144 votave. Në kryeqytet PD do të duhet të listojë të paktën 37 emra dhe në rastin me të lartë 49, duke ndarë emrat në renditje të mbyllur me ata në garë të hapur

Në Vlorë nga 13 kandidatë vetëm 4 kanë arritur të kualifikohen për në fazën e  dytë. Ky qark ka 12 mandate.

Në Elbasan nga 22 konkurrentë 11 kaluan numrin minimal të 164 votave. Nëse selia blu do ti kualifikojë të gjithë do ti duhen vetëm 3 emra për 14 ulëset.

Në Dibër, po ashtu, vetëm 4 emra ganë fituar garën e parë, ndërsa PD do të zgjedh të paktën edhe 1 për të plotësuar  5 mandatet që ulen në parlament.

Në Fier nga 22 garues vetëm 8 kualifikohen, ndërsa ulëse në parlament janë 16, ku të tjerët duket se do të përzgjidhen nga Kryesia.

Në Lezhë nga 19 emra vetëm 6 kaluan pragun, duke detyruar në fazën e ardhshme të shtohet së paku edhe një emër.

Në Korccë, po ashtu, kanë dalë 6 emra nga 19 në garë, Krahasuar me 10 mandatet në parlament.

Në Berat nga 10 emra vetëm 3 kaluan fazën, ndërsa qarku prodhon 7 deputetë, duke i munguar së paku katër propozime.

Megjithatë nëse PD do ndajë listat e hapura me emra të tjerë nga ajo e mbyllur do të duhet të paraqesë edhe 72 emra të tjerë nga ato që përzgjodhën degët.

DISKUTIMET E KANDIDATËVE

TABELAT/ Primaret nuk plotësuan kandidatët! Nga 140 mandate vetëm

TIRANË 37 mandate

Garuan 82 emra, kaluan primaret 28

VLORË 12 mandate

Garuan 13 emra, kaluan primaret 4

ELBASAN 14 mandate

Garuan 22 emra, kaluan primaret 11

SHKODËR 11 mandate

Garuan 31 emra, kaluan primaret 13

DIBËR 5 mandate

Garuan 13 emra, kaluan primaret 4

FIER 16 mandate

Garuan 22 emra, kaluan primaret 8

DURRËS 14 mandate

Garuan 37 emra, kaluan primaret 15

LEZHË 7

Garuan 19 emra, kaluan primaret 6

KUKËSI 3 mandate

Garuan 11 emra, kaluan primaret 6

KORÇË 10 mandate

Garuan 19 emra, kaluan primaret 6

BERAT 7 mandate

Garuan 10 emra, kaluan primaret 3

GJIROKASTËR - 4 mandate

Garuan 9 emra, kaluan primaret 5