''Kërkuan vende në listën e hapur'', Berisha zbulon detaje nga negociatat me aleatët: Marrëveshja e koalicionit do dorëzohet në mesnatë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se negociatat me aleatët për marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 11 majit po vazhdojnë pa probleme të mëdha.

Ai njoftoi se marrëveshja do të dorëzohet në mesnatë dhe është në përfundim.

Berisha: Nuk ka ngecje të negociatave me aleatët.
Negociatat ecin mirë, marrëveshja do dorëzohet në mesnatë.

Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje.

Jo, nuk ka ngecje.

Probleme të mëdha nuk kemi, megjithatë do shohim fundin.
Janë në negociata, vazhdojnë negociatat.

E drejtë pyetja. Mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë.

Dhe jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende edhe partive aleate.
Jo të gjithë pjesën. Pastaj se si veprohet aty, nga lista merret, ulet pragu.

Është përcaktuar një formulë, mënyrë tjetër nuk ka.
Kanë zgjedhur një formulë.

Por vendet për aleatët janë se aleatët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në listat e hapura.