Zgjedhet e 11 majit, Celibashi: 51 parti politike të regjistruara, afati deri sot në orën 24:00

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ndau sot me përfaqësuesit e medias, detaje nga ecuria e përgatitjeve të procesit zgjedhor, ku vend të veçantë zë këtë vit edhe votimi i shqiptarëve nga jashtë vendit.

Ai tha se, “janë 51 parti politike të regjistruara si subjekt zgjedhor deri më tani dhe ndërkohë po shqyrtohen dy kërkesa të tjera nga dy parti politike për t’u regjistruar”.

Celibashi bëri të ditur se, afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përfundon sot, në orën 24:00.

Duke u ndalur në ecurinë e procesit, ai u shpreh se, “në datën 12 mars përfundon afati i depozitimit të listave të kandidatëve të propozuara nga partitë politike.

Ne parashikojmë që brenda datës 20 mars të përfundojmë të gjithë procesin e shqyrtimit dhe miratimit të listave shumemërore duke pasur kohën e nevojshme për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor”.