Blushi: Veliaj duhej të ishte arrestuar që në 2017, kur u bë publike firma e tij e paligjshme për inceneratorin

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri TV ka qenë Tedi Blushi, Kryetari i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësja force politike.

Tedi Blushi: Edhe Agaçi është zhdukur, qartësisht me lejen e kreut të organizatës Edi Rama. Edhe në bashkinë e Tiranës kanë ndodhur ato gjëra me lejen e Edi Ramës. Arrestimi i Erjon Velisë duhet të kishte ndodhur të paktën 8 vite më parë për vetë. Që në vitin 2017 kur u bë publike firma e tij e paligjshme që i hapi udhë inceneratorit të Tiranës. Dhe mjaftonte kjo firmë që Veliaj të ishte shkarkuar që Veliaj të ishte arrestuar dhe që Veliaj të ishte aktualisht duke vuajtur dënimin për një aferë të përbindshme që u kushton taksapaguesve shqiptarë, jo pak por 500 milionë euro.

Ndaj dhe kërkesa aktuale e këshilltarëve të opozitës për shkarkimin e menjëhershëm të Veliajt është në funksion të qëndrimeve tona koherente që ne kemi mbajtur ne lidhje me kreun e bashksië së Tiranë. Ai duhej të ishte ndëshkuar jo vetëm për incenertorët, por edhe për organizatën 5D dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt...