Kuvendi emërohen dy salla “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani” në nder të ligjvënësve të ndjerë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme emërimin e dy sallave të tij në nder të dy deputetëve të ndjerë, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. 

Elisa Spiropali: Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë. Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit.

Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare.