Pano: Veliaj të shkarkohet menjëherë, bursat për nxënësit nuk janë dhënë nga bashkia

Anëtari i këshillit bashkiak në Tiranë për PD, Jonathan Pano, foli në konferëncën për media e cila po zhvillohet ditën e sotme nga këshilltarët bashkiakë të opozitës.

Pano gjatë deklaratës ngriti shqetësimet që bursat në universitete nuk jepen dhe i bëri thirrje të gjithë anëtarve të këshillit bashkiak të shkarkojmë menjëherë Erion Veliajn.

Jonathan Pano: “Kemi marrë mesazhe nga universitet, bursat që duhet të jepen nuk në kaluar, kaldajat nuk funksionojnë, ngroheje nuk ka. Qytetarët të cilëve i është marrë banesa në formë të dhunshme nuk po trajtohen me bonusin e qerasë. Duke marrë parasysh që jemi në ditë të ftohta dimri është e padrejtë, që qytetarët të jenë jashtë. Kryeministri mund të bëjë fasadë sikur po jep banesa, por banesat nuk po jepen, për familjet që janë të prekura.

Është një problematikë që në po e marrim për ditë dhe është qesharake që në mes të Tiranës të merret banesa në formë të dhunshme.  Ka ardhur koha t’i themi stop këtyre aferave dhe gjej rastin t’i ftoj edhe këshilltarët e majtë të bashkisë së Tiranës të miratojmë në mënyrë urgjente kalimin e bonusit të qerasë dhe të shkarkojmë menjëherë Erion Veliajn."