''Nuk do promovoj kurrë komunizmin'', Dorina Mema tregon se pse zgjodhi Aleancën Konservatore dhe jo PD-në

Dorina Mema nga Aleanca Konservatore e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës tregoi se përse zgjodhi Aleancën Konservatore dhe jo Partinë Demokratike për tu bërë pjesë.

Mema: Unë jam rritur në Krujë.

Ne demokracinë e kemi ideal.

Gjithmonë Kruja ka qenë plus me votat blu.

Jemi familje e internuar.

E para jam një njeri që kurrë nuk do promovoj komunizmin.

Unë mendova PD është në këtë fazë e duke parë arenën ndërkombëtare pasi kam mentor ndërkombëtar më këshilluan, e këshilluar edhe nga ekipi jonë që kemi disa patriotë që protestojnë menduam se pse të mos ndërtojmë edhe ne në Shqipëri një aleancë Konservatore.

Pse jo, ta mbulojmë këtë boshllëk këtë pazëll.

Në arenën e BE, PD është tek demokratja e qendrës ndërsa vendi i Konservatorëve në arenën ndërkombëtare është bosh.

Kështu që mendova që të vazhdoj e të investoj në këtë fushë.