KQZ-ja i ndalon aktivitetin kryeministrit në "5 maj", Rama e zhvillon gjithsesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 14:42
KQZ-ja duket se ka ndaluar një takim të kryeministrit Rama ditën e sotme në zonën e “5majit” në kryeqytet.
Bëhet me dije se Rama sot në orën 12:00 do të zhvillonte një inspektim në këtë zonë për ndërtimin e rrugëve, por takimi është ndaluar, duke dhënë si arsye afatin 5-ditor, por kryeministri e ka zhvilluar gjithsesi takimin.
Kujtojmë se Rama ka marrë kompetenca të kryetarit të bashkisë së Tiranës, pasi Erion Veliajt ndodhet në paraburgim me 4 akuza nga SPAK.