Presion Prokurorëve/ Olli: Gjuha e përdorur nga Erion Veliaj është një sulm drejtuar prokurorit të çështjes
Gazetari, Leonard Olli në një intervistë në Ora News u shpreh se gjuha e përdorur nga Erion Veliaj por edhe të mediave pranë tij është një sulm që i drejtohet prokurorit të çështjes.
Olli: Në përgjithësi në këto kohë jo vetëm në rastin e ndalimit me masën arrest me burg për Veliajn por edhe në raste tjera për fat të keq shohim një tendencë jo për denigrim por për linçim të figurave të personazheve të drejtësisë.
Është një sulm do të thoja nëse i organizuar i cili në thelb mund të ngjajë si një tentativë për të goditur një prokuror por në thelb ka tendecën për të intimiduar komplet sistemin e drejtësisë.
Nëse do të vini re me vëmendje edhe gjuhën e përdorur nga zoti Veliaj por edhe të mediave pranë tij do të konstatoni se sulmi është i drejtuar drejt prokurorit të çështjes.
Por pyetja është shumë e thjeshtë, kush e mori masën për arrestin me burg të zotit Veliaj?
Prokurori apo gjykata? Sepse ka një tendencë të qëllimtë për të ngatërruar rolet e personazheve.
Prokurori bën kërkesën për një masë dhe është gjykata e cila vendos për masën.
