Diaspora për Shqipërinë e Lirë reagon për deklaratat e Ramës: Të ndalet ndërhyrja në Drejtësi
Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka reaguar për deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për drejtësinë.
Reagimi:
DPSHL 8046 Zyrih, Zvicër ● [email protected] ● www.diasporaofalbania.com ● UID: CHE-209.641.991
Tirane/Zyrih 25 Shkurt 2025
Nr. Prot. EXEC062025
DEKLARATË E DPSHL NDAJ KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
"NDAL MENJËHERË ÇDO NDËRHYRJE ANTIKUSHTETUESE NË DREJTËSI!"
DPSHL dënon me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e vazhdueshme dhe të papranueshme të
Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në sistemin e drejtësisë, të cilat shkelin Kushtetutën e Republikës së
Shqipërisë, parimet e shtetit të së drejtës, dhe minon një herë e përgjithmonë ëndrrën Evropiane të
Shqiperise dhe shqiptarëve.
Kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë deklarata të paprecedenta në historinë demokratike të shtetit
shqiptar, duke tentuar të ushtrojë presion mbi organet e drejtësisë dhe të mbrojë individë të përfshirë në
hetime apo të dënuar.
1. Shkeljet Kushtetuese dhe Ligjore
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e qartë:
Neni 7 - Ndarja dhe balancimi i pushteteve
"Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin e pushteteve
legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor."
Kryeministri nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në drejtësi!
Neni 145, pika 1 - Pavarësia e gjyqësorit
"Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve."
Çdo deklaratë apo presion nga Kryeministri ndaj gjyqësorit është shkelje flagrante e këtij parimi!
Neni 145, pika 3 – “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose gjyqtarëve sjell përgjegjësi ligjore”.
I kujtojmë Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë se çdo ndërhyrje apo presion mbi veprimtarinë e
gjykatave ose gjyqtarëve është jo vetëm e paligjshme, por sjell përgjegjësi sipas ligjit. Kryeministri duhet të
ndalojë menjëherë shantazhet politike dhe presionet ndaj institucioneve të drejtësisë!
Kodi Penal:
Neni 248 (Shpërdorimi i detyrës)
"Kryerja ose moskryerja me dashje e një veprimi, në kundërshtim me ligjin, që sjell dëm për interesat e
shtetit ose të shtetasve, dënohet me burgim deri në shtatë vjet."
Neni 317: Kriminalizon pengimin e drejtësisë, përfshirë deklaratat publike që synojnë të kanosin apo
frikësojnë ose ndikojnë zyrtarët e pushtetit gjyqësor apo prokurorise.
Neni 318: Kriminalizon pengimin e drejtësisë, përfshirë deklaratat publike që synojnë të fyejne apo
frikësojnë ose ndikojnë zyrtarët e pushtetit gjyqësor apo prokurorise.
DPSHL 8046 Zyrih, Zvicër ● [email protected] ● www.diasporaofalbania.com ● UID: CHE-209.641.991
Deklaratat e Kryeministrit synojnë të pengojnë drejtësinë, çka përbën vepër penale!
2. Deklarata të Rrezikshme & Ndërhyrje të Papranueshme
"Mos të guxojnë të kërkojnë telefonin tim!"
- Një deklaratë e tillë synon të pengojë hetimet dhe të nxisë pandëshkueshmërinë, duke krijuar idenë se
Kryeministri është mbi ligjin.
Mbrojtja e personave nën hetim dhe të dënuar
- Një Kryeministër që mbron të korruptuarit minon parimet e një shteti të drejtë dhe demokratik.
Thirrja skandaloze në Kuvend e Rektorit të Universitetit Bujqësor
- Një akt i papranueshëm dhe kërcënim i hapur ndaj drejtësisë, pasi ky institucion është nën hetim nga
SPAK, i cili ka kërkuar 24 masa sigurimi.
- Mashtrimi publik i Kryeministrit që pretendon se këto masa janë vendosur "pa gjyq" është një tjetër
përpjekje për të minuar besimin tek institucionet e drejtësisë. Për dijeni të këshilltarëve të Kryeministrit:
ÇDO MASË SIGURIMI JEPET ME VENDIM GJYQËSOR!
3. Ndikimi Negativ në Procesin e Integrimit Evropian
Këto ndërhyrje të përsëritura dëmtojnë rëndë aspiratat e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes
evropiane. Bashkimi Evropian ka theksuar qartë se:
- Pavarësia e drejtësisë është një nga kriteret kryesore për anëtarësimin në BE.
- Çdo presion politik mbi SPAK dhe gjyqësorin minon kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.
4. Kërkesat Urgjente të DPSHL:
• I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës që të mbrojë Kushtetutën dhe të dënojë publikisht
ndërhyrjet e Kryeministrit në drejtësi.
• I kërkojmë SPAK të shqyrtojë deklaratat dhe veprimet e Kryeministrit dhe të marrë masat ligjore
për çdo ndërhyrje të paligjshme në drejtësi.
• Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të dalin me një deklaratë të
qartë kundër ndërhyrjeve politike në drejtësi.
• Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA të monitorojnë nga afër situatën dhe të kërkojnë
respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.
Drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika. Asnjë politikan, asnjë Kryeministër nuk mund të vendosë
mbi ligjin. Shqipëria është një Republikë Parlamentare, jo një shtet autokratik!
Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pavarur! Nuk do të lejojmë që pushteti ekzekutiv të shantazhojë
drejtësinë dhe të pengojë Reformën që qytetarët shqiptarë kanë kërkuar dhe mbështetur.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL)
DPSHL 8046 Zyrih, Zvicër ● [email protected] ● www.diasporaofalbania.com ● UID: CHE-209.641.991
DPSHL STATEMENT ON THE PRIME MINISTER OF THE REPUBLIC OF ALBANIA
"STOP ALL UNCONSTITUTIONAL INTERFERENCE IN JUSTICE IMMEDIATELY!"
DPSHL strongly condemns the continuous and unacceptable interference of Prime Minister Edi Rama in
the justice system, which violates the Constitution of the Republic of Albania, the principles of the rule of
law, and permanently undermines Albania’s and Albanians’ European aspirations.
The Prime Minister has made and continues to make unprecedented statements in the democratic history
of the Albanian state, attempting to pressure judicial institutions and protect individuals under
investigation or already convicted.
1. Constitutional and Legal Violations
The Constitution of the Republic of Albania is clear:
Article 7 - Separation and Balance of Powers
"The system of governance in the Republic of Albania is based on the separation and balance of
legislative, executive, and judicial powers."
The Prime Minister has no right to interfere in the justice system!
Article 145, Paragraph 1 - Judicial Independence
"Judges are independent and subject only to the Constitution and the law."
Any statement or pressure by the Prime Minister on the judiciary is a flagrant violation of this principle!
Article 145, Paragraph 3 - “Interference in the activities of courts or judges entails legal responsibility.”
We remind the Prime Minister of Albania that any interference or pressure on the judiciary is not only
illegal but also carries legal consequences. The Prime Minister must immediately stop his political
blackmail and pressure on judicial institutions!
Criminal Code Violations:
Article 248 - Abuse of Office
"The intentional commission or omission of an act in violation of the law that harms the interests of the
state or citizens is punishable by up to seven years in prison."
Article 317 - Criminalizes obstruction of justice, including public statements aimed at intimidating or
influencing judicial or prosecutorial officials.
Article 318 - Criminalizes obstruction of justice, including public statements intended to insult, threaten, or
influence judicial or prosecutorial officials.
The Prime Minister’s statements are intended to obstruct justice, which constitutes a criminal offense!
2. Dangerous Statements & Unacceptable Interference
"They better not dare to ask for my phone!"
• This statement aims to obstruct investigations and encourage impunity, creating the perception
that the Prime Minister is above the law.
Defending individuals under investigation and convicted persons
• A Prime Minister who defends the corrupt undermines the principles of a just and democratic
state.
DPSHL 8046 Zyrih, Zvicër ● [email protected] ● www.diasporaofalbania.com ● UID: CHE-209.641.991
The scandalous summons of the Rector of the Agricultural University to Parliament
• An unacceptable act and an open threat to justice, as this institution is under investigation by
SPAK, which has requested 24 security measures.
• The Prime Minister’s public deception, claiming that these measures were issued "without a trial,"
is another attempt to undermine trust in justice institutions. For the Prime Minister’s advisors:
EVERY SECURITY MEASURE IS ISSUED WITH A COURT DECISION!
3. Negative Impact on Albania’s EU Integration Process
These repeated interferences seriously damage Albania’s aspirations to join the European family. The
European Union has made it clear that:
- Judicial independence is a fundamental criterion for EU membership.
- Any political pressure on SPAK and the judiciary undermines the credibility of the Justice Reform.
4. DPSHL's Urgent Demands
• We call on the President of the Republic to protect the Constitution and publicly condemn the
Prime Minister’s interference in justice.
• We call on SPAK to examine the Prime Minister’s statements and actions and take legal measures
for any unlawful interference in justice.
• We urge the High Judicial Council (KLGJ) and the High Prosecutorial Council (KLP) to issue a clear
statement against political interference in the judiciary.
• We request the EU Delegation and the US Embassy to closely monitor the situation and demand
respect for democratic principles and the rule of law.
Justice must be independent of politics. No politician, not even the Prime Minister, can place himself
above the law. Albania is a Parliamentary Republic, not an autocratic state!
Albanians deserve an independent judiciary! We will not allow the executive branch to blackmail the
judiciary and obstruct the Reform that Albanian citizens have demanded and supported.
Diaspora for a Free Albania (DPSHL)
