Rama inspektim në lagjen “5 maji”, Nënë Liza rrethohet me polici që të mos i afrohet kryeministrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 15:10
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim ditën e stome në zonën e “5 majit” në lagjen e Rindërtimit.
Kryeministri Rama ka qenë bashkë me kryetaren e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ku banesat do të shërbejnë për 428 familjeve.
Ndërkohë e pranishme në zonë ka qenë edhe Nënë Liza, banorja të cilës si shumë të tjerë i është shembur shtëpia. Kjo e fundit është rrethuar nga policia, për të mos pasur mundësi që t’i afruar kryeministrit.
Ndue Marku: Niveli i kësaj qeverie është i tillë. Njerëzit që kanë guximin të kërkojnë të drejtat e tyre, i rrethojnë me polici ndërsa qeveria tregon sukseset me njerëz të paguar.