ZYRTARE/ Rangers shkarkon trajnerin...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 19:01
Rangers njoftoi mbrëmjen e së dielës se Philippe Clément nuk është më trajneri i ekipit të parë, ku luan mesfushori shqiptar Nedim Bajrami.
Në sezonin e tij të dytë në krye të skuadrës skoceze, trajneri 50-vjeçar belg largohet nga detyra pas humbjes nga St. Mirren, dy ndeshje pasi u eliminua nga Kupa e Skocisë nga Queen's Park.
Në një shënim të shpërndarë në rrjetet sociale, klubi falënderon trajnerin për punën e palodhur dhe përkushtimin e tij dhe premton të japi informacion shtesë për pozicionin në kohën e duhur.
