Ozil fillon karrierë në politikë, Erdogan e emëron anëtar të Komitetit Ekzekutiv...
Mesut Ozil pasi ka hequr dorë nga futbolli, ka vendosur të hyjë në politikën turke.
Erdogan ka emëruar ish-yllin e Real Madridit dhe Arsenalit, anëtar të Komitetit Ekzekutiv të partisë së tij.
Erdogan ka pasur gjithmonë dëshirë që të afrojë në partinë e tij sportistë të shquar, pasi vetë në të shkuarën ka pasur statusin e një futbollisti.
Ozil është lindur dhe rritur në Gjermani, dhe ka debutuar po me atë kombëtare.
Marrëdhëniet me shtetin gjerman, Ozil i prishi në 2018, ku pati polemika nga autoritetet vendase pas një fotoje që bëri me Erdogan.
Sportistë të shquar që i janë afruar partisë së Erdogan janë, ish-mbrojtësi i Aston Villës, Alpay Ozalan, i cili aktualisht është deputet, ish-futbollistin Unal Karaman dhe ish-motoçiklisti, Kenan Sofuoglu.
Të gjithë këta kanë zënë pozicione brenda AKP-së.
