Sulmuesi i Portos, mes kandidatëve kryesorë për të zëvendësuar Lewandowskin

Me Robert Lewandowski-n gjithnjë e më pranë varjes së këpucëve, Deco, drejtor sportiv i Barcelonës, tashmë po merr masa për të gjetur zëvendësuesin e polakut.

Në këtë kuadër, media spanjolle ‘El Nacional’, nga Katalunja, raportoi këtë të hënë se emri i Samu, sulmues i Porto-s, është në një listë të ngushtë të lojtarëve që përputhen me profilin e kërkuar nga katalanasit.

Fiziku i tij imponues (1.93 metra), shpejtësia dhe aftësia për të shënuar gola janë karakteristikat që bëjnë që spanjolli 20-vjeçar të ndiqet nga afër.

Kujtojmë se sulmuesi ka grumbulluar 2317 minuta në 30 ndeshje, duke shënuar 19 gola dhe dhënë 3 asistime këtë sezon.

Sipas ‘El Nacional’, pengesa kryesore për Barcelonën në transferimin e Samu është klauzola e lirimit prej 80 milionë eurosh, një shifër e paarritshme për katalanasit për shkak të situatës së tyre financiare.

Megjithatë, marrëdhëniet e mira të Deco-s me klubin portugez – ku ai luajti nga viti 1999 deri në 2004 – mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje.

Një huazim me opsion blerjeje mund të jetë një alternativë për Barçën.

Samu Aghehowa

Pozicioni: Sulmues

Numri i fanellës: 9

Lartësia/Pesha: 193 cm / 87 kg

Mosha: 20 vjeç (05.05.2004)

Statistikat e lojtarit (Sezoni 2024/2025 – Liga)

Ndeshje: 18

Gola: 13

Goditje drejt portës: 44

Asistime: 3

Minuta të luajtura: 1577

Kartonë të verdhë: 3