Ndeshja në Spanjë përfundon me gjyqtarët e mbyllur në dhomën e zhveshjes

Gazeta ‘Marca’ raporton këtë të hënë për një ndeshje në Spanjë, që përfundoi në një betejë të vërtetë dhe me tre arbitrat e ndeshjes të mbyllur në një dhomë zhveshjeje, për të shmangur sulmet dhe kërcënimet me vdekje nga disa lojtarë.

Gjithçka ka ndodhur në duelin mes Teldecosta CD dhe Arena Futboltec CD, në Grupin 2 të Rajonalit të Dytë të Gran Canaria. “Një ndeshje që nuk përfundoi kurrë për shkak të incidenteve të dhimbshme që ndodhën”, thuhet në një njoftim.

Sipas raportit të ndeshjes, të publikuar nga i njëjti burim, konfliktet nisën në minutën e 77-të, kur një lojtar i Teldecosta u përjashtua nga fusha. Kjo shkaktoi menjëherë një sekuencë sulmesh dhe pushtime të shumta në fushë.

Më pas, tre gjyqtarët u kthyen në dhomat e zhveshjes për disa caste, ndërkohë që prisnin kushtet për të rifilluar lojën, por kur u kthyen, gjetën diçka... edhe më keq. Dhjetra njerëz në fushë në një skenë përleshjeje. 

Në një moment, disa lojtarë janë ‘kthyer’ kundër ekipit të arbitrave, ku tre gjyqtarët janë kthyer me vrap në dhomat e zhveshjes, ku kanë arritur të mbyllen me ndihmën e një lecke. Dhe aty qëndruan 10 minuta, ndërsa nga jashtë vinin shi kërcënues: “Hapeni derën o bij të k..., do ju vrasim, do ju hedhim në erë”.

Forcat e sigurisë më vonë ishin në gjendje të qetësonin gjërat. Dhe takimi, s'ka nevojë të thuhet, nuk u rifillua më atë ditë.