Shënoi kundër Gironës, Modriç: Nuk është goli im më spektakolar

Luka Modriç vazhdon të mahnitë me futbollin e tij. Mesfushori i Realit të Madridit ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të dielën pasdite kundër Gironës.

Ai ka shënuar një gol të mrekullueshëm për t’i dhënë epërsinë Realit dhe shtruar rrugën e suksesit.

Kroati ka folur për mediat e klubit në fund të ndeshjes, duke i bërë një analizë takimit dhe ecurisë së Realit.

“E kam thënë shpeshherë se u jam mirënjohës të gjithëve në Madrid. Jam krenar për këta tifozë për dashurinë që tregojnë ndaj meje”, deklaroi fillimisht ai.

“Për fat, gjithçka shkoi mirë. E ndalova mirë topin dhe më pas goditja rezultoi perfekte.

Nuk mund të them se është goli im më spektakolar, ishte vërtet shumë i bukur. Por të shënosh në ‘Bernabeu’ është gjithnjë e veçantë”.