Gjenerata ''Z'', fuqi e shtuar punëtore/ Hasalla: Brezi i ri vjen me mendësi të re, tregu i punës gjithmonë në ndryshim
Ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla në një intervistë në Ora News u shpreh se është e rëndësishme përshtatja mes brezave dhe në këtë moment jemi ne që duhet të përshtatemi me ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur.
Hasalla: Me thënë të drejtën nëse mendojmë sa herë që flitet për brez të ndryshëm në çdo 10-vjeçar ka një ankesë të caktuar për secilin nga brezat.
Siç duket ne që jemi brezi pak më mbrapa gjithmonë do kemi ankesa për ato që vijnë.
Por ajo që ndodh është se brezi i ri realisht vjen me një mendësi të re.
Vjen i gatshëm për të bërë punët sipas mënryave që ato janë mësuar ta bëjnë punën.
Dhe ndonjëherë nuk është njësoj me çfarë ne jemi mësuar ta bëjmë punën.
Por kjo përshtatja që bëhet mes brezave mendoj se është e rëndësishme, pra në këtë moment jemi ne që duhet të përshatemi me këto ndryshimë të mëdha që kanë ndodhur.
Tregu i punës është gjithmonë në ndryshim.
Nuk mund të presim që të njëjtat punë që janë bërë para 20 vitesh do vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot.
Gjithmonë ne kemi nevojë për punonjës dhe në këtë rast për gjeneratën Z e cila është e aftësuar ose e trajnuar në çështje teknologjike.
