SHBA “tregon” superfuqinë! Nga emigracioni te përplasjet me Zelenskin, Lumaj: Ja çfarë ka ndodhur në 1 muaj të Presidencës “Trump”

Rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë duket se ka rikthyer kohët e arta të spermacisë amerikane në botë.

Nisur nga zhvillimet e fundit që kanë sjellë qëndrimet e Administratës së re “Trump”, në një lidhje me skype nga SHBA-të në studion e lajmeve në “Ora News”, Peter Lumaj strateg politik në Partinë Republikane bëri një përmbledhje të gjithçka çfarë është bërë në një muaj të qeverisjes së Amerikës nga Trump.

“Për momentin e ka të domosdoshme të përdorë fuqinë e urdhrave ekzekutivë, pasi Parlamenti nuk është mbledhur akoma dhe është momenti ku ai po krijon Kabinetin e tij, në një kohë që Senati nuk është ngritur akoma.

Sot nëse do hysh në mënyrë ilegale në SHBA sot të çojnë për të dalë në gjyq, dhe nëse e justifikon para gjykatës arsyet se pse kërkon të jesh në SHBA. Janë 15 milionë njerëz në SHBA që nuk dihet se kush janë, si paspojë e hyrjes në mënyrë ilegale”, theksoi ndër të tjera Peter Lumaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN PETER LUMAJ