Zbulohet varr Faraoni në Egjipt/ Egjiptologët: I përket paraardhësit të Tutankhamunit
Varri i një faraoni është zbuluar në Egjipt, I pari në gati një shekull.
Egjiptologu që drejtoi kërkimet shprehet I mrekulluar
Egjiptologët kanë zbuluar varrin e një faraoni që është I pari I këtij lloji pasiatij të Tutankhamunit më shumë se një shekull më parë.
Varri I përket Mbretit Thutmose II, dhe ishte I fundit I varreve mbretëror të pazbuluar të dinastisë së 18-të egjiptiane.
Një ekip britaniko-egjiptian ekspertësh e zbuloi varrin në Luginat Perëndimore të Nekropolit Theban pranë qytetit të Luksorit.
Një pjesë e tavanit ishte ende e paprekur: një tavan i pikturuar me ngjyrë blu dhe yje të verdhë mbi të.
“Tavanet e pikturuara me ngjyrë blu dhe me yje të verdhë gjenden vetëm në varret e mbretërve,” tha drejtori i terrenit të misionit, Dr. Piers Litherland.
Ai tregoi për BBC se u ndie i përfshirë emocionalisht në atë moment.
"Ndjenja kur futesh në diçka të tillë është një habi e jashtëzakonshme, sepse kur has diçka që nuk e prisje të gjeje, është emocionalisht shumë tronditëse," tha ai.
"Dhe kur dola jashtë, gruaja ime po priste jashtë dhe e vetmja gjë që munda të bëja ishte të shpërtheja në lot."
Zbulimi zgjidhi misterin e vendndodhjes së varreve të mbretërve të hershëm të dinastisë së 18-të.
Studiuesit kishin gjetur mbetjet e mumifikuara të Thutmose II dy shekuj më parë, por vendi i tij i parë i varrimit nuk ishte gjetur kurrë.
Thutmose II ishte një paraardhës i Tutankhamunit, mbretërimi i të cilit besohet se ka qenë rreth viteve 1493-1479 para Krishtit.
Varri i Tutankhamunit u gjet nga arkeologët britanikë në vitin 1922.
Zbulimi i varrit të faraonit kurorëzon më shumë se 12 vjet punë i nje ekipi egjiptologë.
