Ujë nga Mjegulla/ Metoda më e re e studiuesve në Kili
Mbledhja dhe grumbullimi i ujit nga mjegulla mund përmbushë nevojën për burimin e jetës në disa nga qytetet më të thata në botë.
Duket si fantashkencë por disa shkencëtarë në Kili thonë se kanë kuptuar potencialin e përdorimit të mjegullës.
Por si mund të mblidhet ajo? Duket në fakt një koncept i pamundur.
Është jashtëzakonisht e thjeshtë. Mjafton të varësh një rrjetë midis dy shtyllave dhe kur retë e ngarkuara me lagështi kalojnë nëpër atë rrjetë të imët, formohen pika.
Uji më pas kanalizohet në tuba dhe rezervuarë magazinimi.
Retë e mjegullës që mblidhen rregullisht mbi rajon janë një burim i pashfrytëzuar, thonë studiuesit.
Alto Hospicio që është në buzë të shkretëtirës Atacama – konsiderohet një nga vendet më të thata në Tokë.
Me pak ose aspak reshje, burimi kryesor i ujit të qyteteve në rajon janë akuiferët nëntokësorë - shtresa shkëmbore që përmbajnë hapësira të mbushura me ujë.
Bazuar në një normë mesatare vjetore të grumbullimit të ujit studiuesit arriten në këto përfundime: 17,000 m2 rrjetë mund të prodhojë ujë të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën javore të ujit prej 300,000 litrash që aktualisht shpërndahet me kamion në lagjet e varfëra urbane.
Kjo metodologji është përdorur në një shkallë të vogël për disa dekada në Amerikën Jugore dhe Qendrore në vendet me mjegull të shpeshtë e të vazhdueshme.
Një nga sistemet më të mëdha të grumbullimit të ujit të mjegullës është në Marok, në buzë të shkretëtirës së Saharasë.
