Konflikti në Lindjen e Mesme dhe lufta e Rusisë në Ukrainë në fokus të G20-ës në Johannesburg

Ministrat e Jashtëm nga ekonomitë kryesore të grupit 20 (G20) do të takohen sot në Johannesburg.

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe lufta e Rusisë në Ukrainë janë në krye të agjendës.

Megjithatë, tregjet në zhvillim si Afrika e Jugut, Brazili dhe India duan të flasin kryesisht për tema të tilla si ristrukturimi i institucioneve globale, përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimi më i drejtë ekonomik.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov konfirmoi se Rusia do të përfaqësohet në takimin dyditor, ndërsa ministri i Jashtëm kinez Wang Yi pritet të marrë pjesë.

Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga një diplomat nga ambasada e SHBA atje.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio anuloi paraqitjen e tij për shkak të një mosmarrëveshjeje me Afrikën e Jugut mbi një ligj për shpronësimin e tokës.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të përfaqësohet nga një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

G20 përfshin 19 vende, Bashkimin Evropian dhe Bashkimin Afrikan.

Grupi përfaqëson afërsisht 80% të popullsisë së botës dhe mbi 85% të fuqisë ekonomike globale.