Çaushaj: Në Qerret janë dy apartamente që në librat e kompanisë së Gentian Sulës rezultojnë në emër të Veliajt
Gazetarja, Rezarta Çaushaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa po viktimizohen duke u përpjekur ta çojnë çështjen tek veshjet dhe jo tek faktet e akuzat e tjera ndaj kryebashkiakut.
Çaushaj shtoi se në librat e kompanisë së Gentian Sulës janë dy apartamente që rezultojnë në emër të Veliajt.
Çaushaj: Erion Veliaj është një krijesë imazhi në thelb.
Edhe si politikan këtë strategji ka ndjekur duke u përpjekur gjithmonë që të përdorë më çdo kusht propagandën dhe imazhin që të kapitalizojë si politikan edhe këtu po ndjek të njëjtën strategji.
Pra përpjekja e tij është të përpiqemi të përqëndrohemi në ato çështje që mund të jenë totalisht periferike në dosjen e tij, përpiqemi të përgënjështrojmë, ti japim një argument mbështetësve të vet që të mos i lëmë pa gjë këto njerëz se duhet të punojnë edhe të mos flasim për ato që janë faktet dhe provat më të forta kundër tij.
Eshtë një strategji e tij sepse ai akoma beson që nëpërmjet imazhit do mundet ti bëjë presion prokurorisë sepse aty e ka luftën në këto momente.
Duket pak edhe nga gjuha që ai përdor edhe nga qasja që ai ka marrë përkundrejt organit të akuzës më konkretisht prokurorit Ols Dado duke shmangur kreun e SPAK.
Duke u ndalur vetëm tek veshjet aty mund të viktimizohen pak.
Dmth këtu nuk po sulmohet Ajola Xoxa dhe Veliaj sepse kanë përvetësuar para publike nëpërmjet një skeme të tërë por por sulmohet një grua për shkak të veshjeve të saj.
Veliaj thotë se apartamenti në Qeret është i vjehrrit tim por faktikisht janë dy apartamente.
Dhe ajo që nuk thuhet është se në librat e kompanisë së Gentian Sulës këta dy aparatamente ‘4A’ dhe ‘6A’ përkatësisht rezultojnë në emër të Erion Veliajt.
