Preçi: Veliaj ka abuzuar me paratë e taksapaguesve, korrupsioni dhe konflikti i interesit janë thelbi i problemit
Për të folur më shumë për dosjen "Veliaj" dhe për sulmet që po bëhen ndaj SPAK-ut, ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit", Zef Preçi, ekspert ekonomie.
"Fatin e Veliajt nuk do i'a uroja asnjë nënpunësi publik të Republikës së Shqipërisë për faktin e thjeshtë që njerëzit janë përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet e veta. Kur marrin një përgjegjësi publike duhet të llogarisin që je në syrin e opinionit, në syrin e agjensive ligjzbatuese etj.
Së dyti, shpreh keqardhjen që media të bie viktimë e propagandës së pilotuar dhe merret me detaje teknike, me listë mallrash dhe nuk i bie drejtpërdrejt problemit.
Problemi është konflikti i interesit në vendimarrje me pasojë korrupsionin. Do të thotë që paratë e taksapaguesve në një mënyrë apo në një tjetër, e flasim për kompani dhe OJF që kanë xhiruar rreth 100 milion euro për periudhën e realizuar nga BKH dhe njëkohësisht korrupsion. Korrupsioni është në avantazhet që iu jep kompanive që paguajnë dhe paratë shkojnë në llogari në forma relativisht të ligjshme e në thelb kjo është papërgjegjshmëri, epër penale e dënueshme e kryebashkiakut dhe njëkohësisht është mosveprim i agjensive të tjera ligjzbatuese duke filluar me Këshillin Bashkiak", u shpreh Preçi.
