Ndergjoni: Pas 34 vitesh opozita i bashkohet konservatorizmit shqiptar. Për herë të parë një antikomunist kandidon për Avokat të Popullit
Kryetari i Partisë Demokratike besoi Besim Ndregjonin për postin e Avokatit të Popullit.
Berisha u shpreh se Ndregjoni vjen nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë dhe kërkoi në seancën e kaluar që të votohet edhe nga mazhoranca kjo kandidaturë.
Por, a do të jetë zoti Besim Ndergjoni fryt i një kompromisi politik dhe një të drejte që i takon opozitës Shqiptare?
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", për të folur më tepër për këtë temë ishte Kreu i Unionit të të përndjekurve politik, Besim Ndergjoni.
" Niko Peleshi tha se kantidatura e zotit Ndergjoni është shumë e mirëpritur nga mazhoranca.
Dua të falenderoj zotin Berisha që pas 34 vitesh opozita i bashkohet konservatorizmit shqiptar, elektoratit të saj që e ka votuar për 35 vjet dhe që për herë të parë në historinë e këtij shteti të ashtëquajtur demokratik një antikomunist, një aktivist i të drejtave dhe lirive të njeriut, kandidon për një post kushtetues që merret vetëm me të drejtat dhe liritë e njeriut.
Sigurisht që unë i kam plotësuar të gjitha kushtet ligjore në Komisionin e Ligjeve. Kam kandiduar për Avokat Populli i shtyrë edhe nga bashkëvuajtësit e mi për arsye se e panë të arsyeshme se ky institucion kushtetues mbron të drejtat dhe liritë e njeriut në të gjithë hapësirën pa pasur njëanshmëri por në përgjithësi të gjithë shtresën e shoqërisë, panë të arsyeshëm duke parë kontributin tim 35 -vjeçar në mbrojtje të drejtave e të lirive të njeriut, në mbrojtje të kujtesës kombëtare, në shërbim të atyre mijëra shqiptarëve që nuk kanë një varr në tokën shqiptare, të atyre shqiptarëve që bën 917 mijë vite burg politik, të atyre shqiptarëve që iu vdiqën fëmijët në kampin e Tepelenës se nuk i lejonte diktatura t'i ushqenin, e panë të arsyeshme që unë të kandidoj", u shpreh Ndergjoni.
