Guardiola i ‘dorëzohet’ Real Madridit: Kemi shanse minimale për t’i mposhtur

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City ka vetëm një përqind shanse për të mposhtur Real Madridin dhe për t’u kualifikuar në Champions.

City duket se e gjeti formën e mirë pasi mposhti Newcastle në Premier League me rezultatin 4-0 në një ndeshje ku shkëlqeu Omar Marmoush me tripletë.

Kampioni në fuqi i Anglisë tashmë përballet me misionin e vështirë për ta mbajtur atë nivel për ndeshjen e dytë të “play-off-it” të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

“Qytetarët” e humbën ndeshjen e parë me rezultatin 3-2 në “Etihad” pasi morën epërsinë dy herë përmes Erling Haaland.

Përkundër paraqitjes së tyre ndaj Newcastle, Guardiola ka thënë se ekipi i tij “nuk është ende i mirë”, pasi beson se kanë vetëm një përqind shans për ta mposhtur Real Madridin në shtëpi.

“Ne shkojmë në ‘Bernabeu’ me një përqind shans, por do të përpiqemi, kjo është e sigurt.

Këtë sezon, nëse flasim realitetin, kemi qenë me milje, milje larg. Nëse më thoni, nëse luani si të shtunën, ne përfunduam në vendin e 22-të në Ligën e Kampionëve, ne duhej të përfundonim më lartë.

Por realiteti është se ne me të vërtetë kemi qenë të dobët në rezultate këtë sezon dhe jo vetëm për një ndeshje, ata luajtën mirë (ndaj Newcastle) por kjo nuk do të ndryshojë opinionin, realitetin, skuadrën, ne nuk jemi ende mirë”, ka thënë Guardiola.