Bora: Arrestim i Veliajt i pritshëm, SPAK ka shfaqur shqetësime për presionet politike dhe mediatike
Në “Drejt” nga Luan Rama, Andi Bora gazetar tha se arrestimi i Veliaj ishte tashmë i pritshëm, teksa sqaroi edhe pritshmëritë e SPAK-ut për presionet politike.
Bora: Ky ishte një arrestim i pritshëm sepse SPAK e ka qartësuar pozicionin e tij, për sa i përket goditjes së korrupsionit ka qenë gjithmonë i shqetësuar. Nga nja analizë të SPAK-ut që flet për vështirësisë dhe kërcënimet në planin strategjik 2024-2027.
Aty flitet për presionin politik të sofistikuar duke ndërmarrë ndryshime ligjore që lidhen me funksionimin e prokurorisë së posaçme për të vështirësuar punën e SPAK. Po ashtu flitet për shantazh mediatik dhe sulme ndaj prokurorëve, që mund të kthehen në një dukuri të rrezikshme për integritetin e proceseve hetimore. Po ashtu edhe për rrjedhjen e informacionit zyrtar.
