Prençi: E mbështes SPAK-un, po i jep fund pandëshkueshmërisë, pavarësisht presionit politik

Në “Drejt” nga Luan Rama, drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi tha se e vlerëson punën e SPAK-ut dhe GJKKO-së pasi po i japin fund pandëshkueshmërisë.

Prençi: Unë futem tek ata juristë që e vlerësojnë punën e SPAK-ut, sepse në një shoqëri të inkriminuar duke filluar qysh nga krimi i organizuar përfshirë edhe politikën, nuk mund të presim që SPAK dhe GJKKO të jenë si Spiderman që bëjnë gjithçka.

Ata po bëjnë diçka të mirë, çdo ditë e më shumë po ngrënë stekën për të kuptuar publiku se vërtetë ka mbërritur koha e pandëshkueshmërisë. Prandaj jam jo vetëm mbështetës, por edhe inkurajues. Kam konsiderata për prokurorët dhe kam besim se edhe pse nën presionin e politikës, ata do t’ia dalin sepse kanë në krah partnerët strategjikë.