Peleshi-opozitës: Kur socialistët qeverisin ka stabilitet dhe modernizim! Ju ofroni rrugën e konfliktit!
Ministri Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh i bindur se qytetarët do të votojnë socialistët në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Peleshi tha se qytetarët votojnë PS për vizionin dhe stabilitetin që ofron. Sipas tij opozita ofron kaos dhe konflikt.
Niko Peleshi: Qytetarët votojnë për vizionin tonë dhe jo për kaosin tuaj. Votojnë për një forcë që ka rekord investimesh që ka trefishuar buxhetin pën 10 vite që ka çuar në 1 mijë euro pagën mesatare në administratë publike, që ka futur shqipërime në artën turistike të botës. Votojnë për PS sepse është e vetmja forcë që do t’i japi dinjitetin e merituar socialistëve, votojnë për stabilitet dhe zhvillim, jo për aventura politike që synojnë vetëm pushtetin. Kur socialistët qeverisin ka stabilitet ka zhvillim, ka modernizim. Tirana sot është padyshim kryeqyteti me vibrant në rajon dhe Shqipëria destinacion në top listën e destinacioneve të Evropës. Ju ofroni rrugën e konfliktit.
