Korreshi: Veliaj duhej arrestuar shumë më herët, t’i ngarkohen akuza të reja edhe më të rënda!

Përmes një interviste në Ora News, deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se Erion Veliaj duhej arrestuar më herët dhe se ndaj tij duhen akuza akoma më të rënda.

Korreshi: Duhet të vazhdojnë në këtë ritëm sepse arrestimi i Veliajt ishte i vonuar dhe opozita dergjej në dyert e bashkisë. Mijëra shqiptarë e shohin se çfarë ndodh në atë bashki. Në gjykimin tim ka akoma çështje të reja për Veliaj akoma më të rënda. Janë arrestuar 10 kryebashkiakë të tjerë që kanë akoma pafytyrësinë për të qëndruar në detyrë, gjë e cila nuk është e drejtë morale aspak.

Thjeshtë të dalësh në tiranë dhe të pyesësh çdo ndërtues për një leje ndërtimi dhe e kupton. Këtu janë bërë fshesaxhinj ndërtues. Ata ndërtues të ndershëm e dinë fare mirë se sa para duhet të japin për të marrë një lejë ndërtimi. Nuk po e gjej dhe nuk po e shikoj këtë pyllin orbital, por nuk po ia qëlloj dot.