Zhupa: Rama me akuzat ndaj SPAK-ut qetësoi deputetët e Veliajt, po bëhet drejtësi me regji

Përmes një interviste në Ora News, deputetja demokrate Ina Zhupa tha se Rama e bëri 2 dytë spektakël për këto deputetët e Veliajt që të mos dilnin nga rreshti.

Ajo shtoi se është e njëjta qasje nga Rama që ka këto goditje brenda mazhorancës, për të forcuar pushtetin dhe për të treguar se rinovohen dhe heqin ata që hanë dardha pas shpine.

Zhupa: Rama e bëri 2 dytë spektakël për këto deputetët e Veliajt që të mos dilnin nga rreshti. Kjo është një luftë për drejtësinë me regji. Edhe në kohën e Hoxhës kishte arrestime dhe dënime për kuadrot më të larta të partisë, por nuk kishte drejtësi të pavarur që hetonte korrupsionin. Kishte një luftë të egër për të mbajtur pushtetin nga Enver Hoxha.

Është e njëjta qasje nga Rama që ka këto goditje brenda mazhorancës, për të forcuar pushtetin dhe për të treguar se rinovohen dhe heqin ata që hanë dardha pas shpine. Apo inceneratorët që nuk kalonin dot nga bashkitë, sepse ishin me vendimet e këshillit të ministrave dhe kryeministrit, dhe ai është koka e aferave. Nga aty duhet të fillonte nëse do të kishte një drejtësi të pavarur.