Këshillatari i fushatës së Berishës, LaCivita poston foton e Ramës me Sorosin: Kukulla dhe padroni…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 17:47
Drejtuesi politik i fushatës së PD, Chris LaCivita ka publikuar një fotografi të djalit të miraiaderit George Soros, Aleks Soros në rrjetet sociale me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në reagimin e tij në rrjetin social X, LaCivita shkruan bashkangjitur fotos, duke ironizuar Ramën, si kukulla e Soros.
Strategu i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, njëkohësisht njeriu që do të udhëheqë fushatën e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita ka poblikuar një foto të Alex Soros dhe Edi Ramës bërë në Mynih, gjatë samitit të siguris, me mbishkrimin pikat, “Kukulla dhe Padroni”.
