PD-PS bashkojnë votat, Kuvendi shkarkon kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

 Opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat në miratimin e shkarkimit nga detyra të kryetarit dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Leka Bungo, Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.