Supersfida e Serisë A/ Djali i trajnerit të Milanit nderon Juventusin në ndeshjen ndaj Interit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 07:46
Juventusi mposhti Interin me rezultatin 1-0 në supersfidën e vlefshmë për javën e 25-të të Serisë A.
Goli i Françisko Konseisaos i cili është edhe djali i trajnerit të Milanit në minutën e 74-t i dhuroi fitoren skuadrës së Tiago Motës, teksa i shkaktoi humbjen e 3-të në kampionat zikaltërve, në një sfidë tepër të rivalizuar.
Ky sukses i bardhezinjve, i shkon për shtat edhe kryesuesve të Napolit, që ruajnë diferencën në 2 pikë nga ndjekësit e Inzagit.
Në duelin e radhës Interi do të presë Xhenoan, ndërsa Juventusi do të përballet me Kaljarin në transfertë.
