"Egnatia tregon hapin drejt kampionit", Çelmeta: Nuk ishte e pritshme, por rezultati nuk gjykohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2025, 21:54
Në emisionin “Ora Sport” Roland Çelmeta menaxher futbolli tha se Partizani vazhdon të ketë probleme si skuadër me hapësirat dhe me mbrojtjen.
Çelmeta: Nuk është e pritshme sepse Partizani është duke mbajtur vendin e tij në renditje, por nëse shohim ndeshjet me Tiranën, kemi një partizan që ka shumë probleme dhe lë hapësira. Goli i parë ishte një gabim i mbrojtësit dhe Egnatia është një ekip që shënon dhe është shumë vështirë. Nuk ishte e pritshme dhe nuk gjykohet rezultati, Egnatia po shkon drejt kampionit.