Shkrumbohet nga flakët një makinë në aksin Pukë-Fushë Arrëz, dyshimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 23:22
Një mjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin Pukë-Fushë Arrëz.
Mësohet se mjeti, ka marrë zjarr si pasojë e një mase elektrike në sistemin e tij.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Pukës, makina është djegur plotësisht. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
