VIDEO/ Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia paraqitet në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 16:15
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur në SPAK. Spahia është marrë i pandehur nga ana e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Bardh Spahia ëhstë kallëzuar nga ana e shtetasit Mark Molla, që ka thënë se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i Ujësjellësit, pa të drejtë.
Spahia ishte kryetari i Bashkisë së Shkodrës nga viti 2022 deri më 2023.
