Këlliçi: Ora News u rrethua me blinda në 2020, Veliaj mburrej se do ta fuste në burg Ylli Ndroqin!

Përmes një interviste në Ora News, drejtuesi politik i Tiranës për PD-në, Belind Këlliçi kujtoi sulmin ndaj Ora News të bërë nga Veliaj duke thënë se ky i fundit është banditi më i madh i qytetit.

Këlliçi: Falenderoj Ora News që ka folur për skandalet e bashkisë sepse e keni vuajtur në gusht 2020 të rrethuar me blinda dhe është shoqëruar pronari i kësaj mediet sepse Erion Veliaj thoshte në çdo tavolinë të Tiranës se do ta shpallte non grata dhe do ta fuste në burg.

Ajo që ka ndodhur me Ora News duhet të ndodhte sot me këtë bandit apo ajo që ndodhi me Metën që u mor zvarrë nga persona pa uniformë. Është lejuar Veliaj që të hipë në makinën e vjedhur me taksat e Tiranës ndërkohë që ehte banditi më i madh i qytetit.