Ngjarja tragjike te “Fan Noli”, kërkoi zëvendësimin e masës, rrëzohet kërkesa e Përlleshaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 12:48
Rrëzohet kërkesa e Mario Përlleshaj autorit të vrajses së Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.
Mario Përlleshaj përmes avokatit mbrojtës ka dorëzuar kërkesë në gjykatën e apelit për zëvendësim mase sigurimi personal.
Kërkesa u shqyrtua sot në mesditë. 14 vjeçari ndodhet në institutit të Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.
Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.
Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.

