Gazetarja: Përfundimi i Veliajt ishte burgu, shantazhoi Ora News dhe pronarin e saj, Ylli Ndroqin
Sonila Musai: Erion Veliaj u vu përfundimisht para drejtësisë, një moment që duhej të kishte ndodhur më herët, që kur ai nisi të shantazhonte "Ora News" dhe pronarin e saj, z. Ylli Ndroqi. Veliaj duhej të ishte arrestuar që në gusht të vitit 2020, kur ai urdhëroi rrethimin e televizionit "Ora News" me forca të shumta policie, duke u munduar të na ushtrojë presion për të heshtur për abuzimet qe ai bënte.
Sot, ndihem e lumtur që përpjekjet e tij për të shantazhuar median dhe për të intimiduar gazetaret e palodhur dhe z. Ndroqi, dështuan, pasi ne qëndruam të palëkundur. Shantazhet dhe kërcënimet e tij ishin të pashpresa. Veliaj duhej te arrestohej pasi ka abuzuar me pushtetin dhe ka shkelur besimin e shume qytetarëve. Për këto arsye, Erjon Veliaj duhej te arrestohej dhe sigurisht qe përfundimi i tij do te ishte burgu.
Sot, drejtësia fitoi.