Gjadri do të rimbushet/ Italia kërkon ndryshimin e ligjit: Kthehen në qendra riatdhesimi
Qeveria italiane po rishikon tjetër mundësi për të riaktivizuar kampet e klandestinëve në shëngjin dhe gjatër.
Mediet shkruajnë se ato do të kthehen në qendra riatdhesimi. Si masë sigurie që emigrantët të mos largohen propozohet vendosja e byzylykëve elektronikë.
Pas kthimit në itali të tre anijeve me klandestinë, Qeveria italiane po përgatit një dekret të ri për të bërë operativë qendrat e pritjes në shëngjin dhe gjadër.
Në këtë rast propozohet që kampet të kthehen në qendra riatdhesimi, pra pasi kanë kaluar momentin e pritjes së azilkërkimit.
TGkom shkruan se synimin për të lejuar qëndrimin e emigrantëve në pritje të kthimit të tyre në vendet e origjinës ka konfirmuar ministri Tommaso Foti, një prej zërave kryesorë të Fratelli d’Italia.
"Do të vlerësojmë nëse do të ndërhyjmë përpara se të vijë vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, i cili pritet jo më herët se marsi", shprehet ai.
Një masë parashikohet të jetë vendosja e byzylykëve të elektronikë të sigurisë për azilkërkuesit që mbërrijnë në Itali. Kjo do të jetë një alternativë ndaj ndalimit në qendrat e posaçme, por edhe një mënyrë për të parandaluar largimin.
Kjo risi është përfshirë në një amendament të qeverisë në ligjin e delegacionit europian, i cili është duke u shqyrtuar në Senat.
Opozita ka reaguar ashpër ndaj këtyre planeve duke e cilësuar edhe si “marrëzi institucionale”
Nga ana tjetër përfaqësuesit e mazhorancës kanë dhënë dakoredinë duke shtuar se Qendrat në Shqipëri janë një model për Evropën.
Madje në diskutime ata theksojnë se Të gjitha shtetet anëtare po ndjekin shembullin italian, me në krye presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Debatet vijnë edhe në kohën ku për dy kampet e ngritura në shqipëri do të marrë vendim edhe gjykata e të drejtave të njeriut.
Cështja ka kaluar pas përballjeve në sistemin italian të drejtësisë ku togat e zeza nuk pranuan që emigrantët në det të qëndronin në gjadër.
