Aksident në aksin Lushnjë-Berat, automjeti përplas 65 vjeçaren

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Një automjet ka përplasur 65 vjeçare në fshatin Barbullinjë, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.